Atentati në sheshin e hotelit në Laç, kush është biznesmeni që u vra

00:00 | 31 Maj 2020
Trina Galanxhi

Mbrëmjen e sotme, një atentat në sheshin e një hoteli në Lac i mori jetën biznesmenit 37 vjeçar Bujar Lika.

Nga të dhënat paraprake dyshon se bëhet fjalë për një atentat, nga i cili kanë mbetur të plagosur edhe dy persona.

Të plagosurit janë Paulin Gjergji 53 vjeç dhe Kreshnik Tusha, 21 vjeç.

Ky i fundit është në gjendje më të përkeqësuar shëndetësore dhe u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë për një trajtim më të specializuar.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes./albeu/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme