Policia e Lezhës ka dhënë detaje mbi atentatin e mbrëmjes së kaluar në Shëngjin ku mbetën të plagosur 2 persona të cilët aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Florian Dushku ndërsa i plagosuri tjetër Samet Berçaj u plagos aksidentalisht pasi është gjendur rastësisht në vendin e ngjarjes.
Policia thotë se për të identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjes, janë shoqëruar 18 persona, janë këqyrur dhe administruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes. Të mbështetur nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër është ushtruar kontroll në 7 banesa dhe ambiente. Policia thotë se vazhdon puna për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj ngjarje, si dhe për sqarimin e motiveve, fakteve dhe rrethanave.
Dyshohet se ngjarja ka lidhje me plagosjen e ditës së zgjedhjeve në Shëngjin ku Florian Dushku u godit me qytë pistolete në kokë, ngjarje për të cilën ai akuzoi të afërm të ish-deputetit socialist Arben Ndoka, shkruan lapsi.al.
Konjufca takon banorët e Smrekonicës së Vushtrrisë, flasin p...
Blinken: Ideja e Trumpit që SHBA-ja ta marrë nën kontroll Gr...
Policia me operacione të befasishme në Prishtinë, arrestohen...
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respek...
ZYRTARE: Ergys Kaçe largohet nga Gjilani
Katër karateistëve kosovarë iu ndalohet hyrja në Gjeorgji, h...