Atentati në Peqin, policia heton pistën

10:47 | 14 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Policia ka shoqëruar 10 persona për atentatin që ndodhi mbrëmë në aksin rrugor Elbasan – Peqin, ku mbeti i vrarë 26-vjeçari Andi Zylyfi.

Hetimet janë fokusuar te pista e hakmarrjes. Mësohet se viktima kishte lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit, një vit më parë. Gjatë këtij atentati mbeti i vrarë dhe një shtetas turk.

Në atentatin e mbrëmshëm mbeti i plagosur dhe Ardit Uruçi 23 vjeç, banues në fshatin Përparim të Peqinit.

Ai së bashku me mikun e tij ishin duke udhëtuar me makinë. Mësohet se viktima kishte pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri, për festat e fundvit./tv klan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme