Pak minuta pas atentatit në Kamëz, zbulohen detaje nga ngjarja.
Mësohet se mjeti tip “Hummer”, në pronësi të Presidentit të Kamzës, Naim Qari, ka qenë i parkuar pranë shtëpisë së Qarit, në Bathore. Atentatorët kanë thyer xhami përpara të automjetit dhe e kanë vendosur eksplozivin në sediljen e pasagjerit.
Më pas ata janë larguar dhe eksplozivi ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të ditës së sotme.
Qari e ka mohuar për “Panoramën” që mjeti të jetë i tiji, ndërkohë Policia thotë se mjeti është i Qarit.
NJOFTIMI I POLICISE
ParaprakeMë datë 21.08.2017, rreth orës 20:30, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në zonën e Bathores.
Menjëherë janë nisur Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar automjetin e markës “Hummer”, në pronësi të shtetasit N. Q., të dëmtuar në pjesën e parme.
Nga hetimet paraprake është mësuar se dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e një sasie të vogël eksplozive të vendosur në pjesën e përparme të saj.
Gjatë kohës së shpërthimit automjeti ka qënë i parkuar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...