Google ADS

Atentati ndaj prokurorit Ndoj, Kejvina Kthellës i kthehet celulari, por jo makina dhe llogaria bankare

11:14 | 19 Nëntor 2019
A. B.

Paraditen e sotme gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e modeles Kejvina Kthella për t’i kthyer celularin.

Por gjykata do të vijojë të mbajë nën sekuestro makinën e saj dhe llogarinë bankare.

Sekuestrimi është bërë për llogari të hetimit lidhur me atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj.

Kthella rezultoi se kishte njohje me personin e vetëm të arrestuar deri më tani si autor i atentatit, Redjan Rraja.

Pas arrestimit të Rrajës, policia e mori në pyetje për ta pyetur lidhur me lëvizjet e tij para atentatit, pasi në telefonin e 34-vjeçarit u zbuluan telefonatat e shpeshta me Kthellën.

Kërkesa e modeles u shqyrtua nga gjykatësja Daniela Shirka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme