Atentati ndaj kryeministrit sllovak, Rama: I tronditur nga lajmi i tmerrshëm, i uroj shërim të shpejtë

20:02 | 15 Maj 2024
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për atentatin ndaj homologut sllovak, Robert Fico mesditën e së mërkurës në qytetin Handlova.

Rama u shpreh se është i tronditur nga lajmi i tmerrshëm ndërsa i uron Ficos shërim sa më të shpejtë.

“Jam thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi i makthshëm i sulmit ndaj kryeministrit të zgjedhur në mënyrë demokratike të Sllovakisë. Roberti është një i mbijetuar i fortë dhe një mik i dashur, dhe unë shpreh urimet e mia të përzemërta për një shërim të shpejtë dhe një rikthim të jashtëzakonshëm.”, shkruan Rama në platformën X.

Kujtojmë se kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është plagosur sot nga një 71-vjeçar. Sic raportojn mediat e huaja, Fico është në gjendje të rëndë shëndetësore./Arbresh.info

Lexo edhe:

“Dhuna nuk ka vend në demokraci”, Kurti pas atentatit ndaj Ficos: I urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme