Policia e Tiranës po heton në disa drejtime për zbardhjen e motiveve të atentatit që iu bë dje biznesmenit të njohur Tofik Hyka, shkruan “Panorama”.
Burime nga grupi hetimor thanë se dyshimet e para lidhen me një histori hakmarrjesh, pas një vrasjeje të ndodhur 22 vite më parë.
Nga ana tjetër, nuk përjashtohen as motivet e konkurrencës në biznes, apo borxhet që ka pasur ndaj personave të ndryshëm. Në vitin 1995, një person i afërt i Hykës, me të cilin kishte lidhje farefisnore, por edhe miqësore, u dyshua si autor i vrasjes së “të fortit” të Shijakut, Dritan Avdyli.
Në atë kohë dyshohej se një person i afërt me Hykën futi në kurth Dritan Avdylin, madje u përmend gjatë hetimeve edhe emri i tij, pavarësisht se në asnjë moment nuk u gjetën prova për implikimin e tij në ngjarje. Ekzekutimi do të pasohej me të tjera ngjarje kriminale, të cilat u transferuan dhe në Tiranë, ku në vitin 2007, u vra në Kombinat, Durim Kusi, personi që ishte dyshuar për ekzekutimin e Avdylit, me të cilin Tofik Hyka kishte lidhje shumë të afërt.
Nga ana tjetër, biznesmeni 56-vjeçar kishte pasur edhe një konflikt pronësie me të vëllanë, i cili e kishte hedhur në gjyq për të përfituar një pjesë të pasurisë së tij.
BIZNESET
Tofik Hyka njihet prej vitesh si pronar i disa bizneseve në Vorë e në Shijak. Ai është pronar i shoqërisë “Fabiona”, që mban emrin e vajzës së tij të madhe, e hapur në vitin 1995, si dhe pronar i ish-fabrikës së tullave në Vorë.
Gjithashtu ka në pronësi edhe dy objekte në Xhafzotaj, Durrës, si dhe një tjetër objekt te “Katër Rrugët e Shijakut”. Hyka u bë pronar i fabrikës së tullave në Vorë në kohën kur ishte hedhur në ankand nga Agjencia Kombëtare e Privatizimit në vitin 1995. Më 7 shkurt 1997, objekti i ka kaluar në favor Tofik Hykës, i cilie ka blerë për 1 milion dollarë dhe deri në vitin 1999 investoi 1.4 milionë dollarë të tjerë.
Ky objekt me sipërfaqe prej 42 hektarësh, që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës, iu njoh zyrtarisht si pronë Tofik Hykës në vitin 1999, kur përfundoi edhe pagesën e kësteve për blerjen e objektit sipas kontratës. Biznesi i tij, që sipas ekstraktit të QKR ka status aktiv, “Euro Fabiona Hyka”, ka si objekt përpunimin e gurit, mermerit, granitit, prodhim tullash, tjegullash etj. Por nga ana tjetër, merret edhe me tregti me shumicë e pakicë, import dhe eksport e furnizimi i porosive dhe mallrave të ndryshëm.
KONFLIKTI
Tofik Hyka ka pasur edhe një konflikt pronësie me vëllain e tij, Sinan Hyka.
Më 14 qershor të vitit 2012, Sinan Hyka ka bërë padi civile në Gjykatën e Tiranës, duke kërkuar që të njihet si pronar i një toke me sipërfaqe 350 metra katrorë në fshatin Lalm të Tiranës. Në padinë e civile, Gjykata e Tiranës vendosi që Sinan Hyka, vëllai i biznesmenit Tofik Hyka, të njihet si pronar i pjesës së tokës që i takon. Këtë vendim të vitit 2012, biznesmeni Tofik Hyka e ankimoi në Gjykatën e Apelit Tiranë, që në vitin 2014 vendosi gjithashtu në favor të të vëllait, duke rrëzuar ankimimin e tij.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...