Teksa policia i zbuti masat e sigurisë në spitalin ku mbahet Ardian Çapja, për hetuesit shpresa më e fortë për zbardhjen e atentatit të dështuar mbeten kamerat e sigurisë.
Siç bën me dije një burim i sigurt i TCH policia është vënë në kërkim te një mjeti tjetër Volkswagen, në ngjyre blu te errët pasi besohet se transportoi autorët e atentatit me snajper.
Sipas burimeve jo zyrtare pranë policisë lokale në Elbasan, menjëherë pasi Çapja u qëllua me një plumb afër zemrës, dyshohet se katër persona, pasi dogjën mjetin e parë, u larguan me një mjet tjetër po Volkswagen.
Por itenerari sipas kamerave të sigurisë shkëputet në afërsi të zonës të njohur si Fushë Mbret, ndaj ekspertët janë të pasigurtë por edhe mjaft të rezervuar për të shtuar më tej të dhëna shtesë mbi këtë mjet që mund të jetë çelësi që do avancojë hetimet.
Megjithatë një ekspert shtoi se arma snajper e përdorur nga vrasësit është e kalibrit 8.65, dhe përdoret vetëm nga profesioniste dhe jo qitës amatorë. Ndonëse numri i armës është fshirë duke krijuar ngërç për të bashkëpunuar me Interpol për burimin e snajperit, mënyra profesioniste si është qëlluar ka rikthyer sërisht një diskutim të vjetër. Mes shumë pistave policia dyshon se personi që hapi zjarr nga Krasta dhe kishte në shënjestër Ardian Çapjan mund të ketë qenë ish- ushtarak.
Por këto janë të dhëna paraprake dhe në zhvillim e sipër në varësi të provave të grumbulluara. ne kemi disa pista tha një burim i policisë lokale, por më kryesorja është ajo e përplasjeve të vjetra. I njëjti burim shtoi se ndonëse është regjistruar hetimi për vrasje të mbetur në tentativë , po diskutohet bashkimi i të gjitha dosjeve ku shënjestër ka qenë Capja.
Nga të dhënat e një hetimi të mëparshëm, që u fokusua në atentatin e dështuar ndaj Capjes , agjentët u përpoqën të gjenin vendin ku ishin blerë automjetet për transportin e vrasësve. Por hetimi aso kohe ngeci në një qytet në jug të vendit, edhe pse policia kriminale grumbulloi të dhëna fizike mbi identitetin e njërit prej të implikuarve në atentatin e atëhershëm.
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...