Kushëriri i vëllezërve Gjini, Anton Keli 51-vjeç u vra sot në Rrëshen.
Por si ndodhi atentati ndaj tij? Anton Keli sapo ka hapur derën e automjetit të tij është qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur.
Me plumba në trup ai është drejtuar për në marketin e lagjes ku ka treguar që e kanë plagosur por me të njoftuar dhe mbërritur ambulanca ai ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës se tij.
Vrasja e 51 vjeçarit Anton Keli, kushëriri i Armando Gjinit dhe Preng Gjinit, vijon sagën e vjetër të hakmarrjes në Mirditë.
Në 4 vitet e fundit nga përplasja mes dy fiseve Gjini dhe Reçi janë ekzekutuar disa persona në Belgjikë, Romë dhe Shqipëri. Sajmir Jaku, Gasper Reçi, Kreshnik Gjini, Tonin Gjini dhe Kastriot Reçi janë viktimat e hakmarrjes së egër mes dy fiseve.
Vrasjet e ndodhura
Në vitin 2016 u ekzekutua Saimir Jaku, ish-drejtori i OSHEE. Deri më tani ngjarja ka mbetur pa autor, ndërsa në pyetje u mor një numër i madh personash.
Ndërkaq në Romë është ekzekutuar Gasper Reçi. Ai u qëllua me armë në hyrje të banesës së tij në Itali dhe në këtë rast dyshimet janë për vrasje me pagesë, por pa zbuluar autorët.
Pak muaj më pas, në shtator vritet në Belgjikë një tjetër qytetar i Rrëshenit, Kreshnik Gjini, nipi i Saimir Jakut. Ashtu si në tre vrasjet e tjera, edhe në Belgjikë nuk u bë e mundur gjetja e gjurmëve të ekzekutorëve.
Saga e vrasjeve në qytezën veriore nuk u ndal këtu. Një ekzekutim mafioz ndodhi pak muaj më parë, në gusht të 2019, ku në prani të djalit të tij u vra Tonin Gjini, i njohur me emrin Armando. Atij i ishte vënë edhe më parë tritol në automjet por që u zbulua në kohë.
Në 7 janar 2020 u ekzekutua Kastriot Reçi. Me vrasjen me snajper të Kastriot Reçit në hyrje të lokalit të tij numri i ekzekutimeve në qytetin verior me rreth 30 mijë banorë ka shkuar në pesë brenda tre vitesh.
Në 15 shtator 2020 iu bë atentat Preng Gjinit në afërsi të ish-Nesharakut në Tiranë, me tritol. Gjini mrekullisht shpëtoi. Ngjarja e pazbardhur.
Viktimat
9 Shtator 2016 vritet Sajmir Jaku
28 Prill 2017 vritet Gasper Reçi
6 Shtator 2017 vritet Kreshnik Gjini (nipi i Sajmir Jakut)
12 Gusht të 2019 vritet Tonin Gjini
7 Janar 2020 vritet Kastriot Reçi
15 Dhjetor 2020 vritet Anton Keli-ende pa pistë konkrete dhe autorë./TCH
Policia kërkon ndihmë në lokalizimin e një gruaje në Pejë, d...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së