Blindohet Vlora edhe përgjatë mbrëmjes.
Policia e Vlorës FNSH dhe RENEA janë vendosur në pikat kyçe të qytetit duke ushtruar kontrolle me dorë të hekurt në automjetet luksoze.
Në fokus të kontrolleve edhe automjetet me xhama të zinj.
Drejtuesit e automjeteve nxirren nga mjeti dhe kontrollohen për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike.
Cak janë edhe personat në kërkim apo eksponentë të krimit të organizuar.
Prej ditësh FNSH dhe RENEA ka blinduar Vlorën në kontrolle në automjete dhe zona të riskut.
Kontrolle të intensifikuara fill pas ngjarjes së rëndë të ndodhur të dielën në mbrëmje në vrasjen me snajper të 23-vjecarit Gëzim Sinomati.
Aktualisht janë ndaluar për të dytën herë 15 persona nga dy grupe të njohur si kundërshtar me familjen Sinomati.
Vetëm në banesën e një personi është gjetur një armë zjarri dhe është prerë për të urdhër arresti./euronws.al
Përdorimi i tepërt i telefonave shkakton dhimbje të qafës dh...
Luis Figo parashikon fituesin e Topit të Artë – tifozët e Ba...
Mungesa e gjumit lidhet me rritjen e rrezikut për sëmundje k...
Ukraina ftohet në samitin e NATO-s
Operacioni antidrogë, flet avokati i të arrestuarit: Provat ...
Blakaj prezanton të dhënat alarmante të përdorimit të drogav...