Partia Demokratike ka reaguar pas atentatit me 2 viktima që ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë, ku mbetën të vdekur Erigers Mihasi dhe Armando Dumani.
Deputeti Ervin Salianji në një postim në rrjetet sociale akuzon qeverinë se nuk ka fuqi dhe as dëshirë të opërballet me krimin, por është ortakë me kriminelët.
“Sot thuajse si përditshëm kërciti automatiku në orën me më shumë levizje, breshëritë e plumbave po zbrazen kudo, në mes të qyteteve, në zonat më të populluara dhe pa kursyer askënd dhe pa ju dridhur dora para askujt! Krimi është trimêruar dhe po bën kërdinë me eleminime të tipit mafioz, vrasje, grabitje, drogë, dhunë, vjedhje…
Për fat të keq siç e kemi paralajmëruar krimi pjell krim, perdorimi i bandave në zgjedhje praktikisht është dorezimi i territorrit dhe sovranitetit ne duart e tyre! Qeveria as nuk ka fuqi as nuk ka dëshirë të përballet me krimin, ata janë ortakë, ata duhen zhdukur njësoj si e keqe e madhe për çdo familje, për çdo qytetar”, shkruan Salianji./news33/
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!