Një person me shtetësi greke,por me orgjinë shqiptare është plagosur me armë zjarri mesditën e së premtes në sheshin Viktoria, në qendër të Athinës.
Sipas dëshmitarëve okularë, dy persona që po udhëtonin me një motoçikletë kanë qëlluar të paktën pesë herë në drejtim të një klienti që ndodhej në një sallon estetike në këtë shesh.
Shënjestra është identifikuar si shtetasi Elton Thoma Bombaj, 38 vjeç, lindur në Selenicë të Vlorës, por me shtetësi greke.
Dëshmitarët thonë se viktima ishte në rradhë në sallonin estetik në momentin kur dy atentatorët kanë hyrë brenda dhe kanë qëlluar në drejtim të tij.
Dyshohet se autorët kanë qenë shqiptarë, pasi siç thonë dëshmitarët, mes tyre dhe viktimës janë këmbyer disa fjalë në gjuhën shqipe.
Plumbat e qëlluar e kanë goditur në zonën e belit, duke i dëmtuar rëndë kockat e mesit. 38-vjeçari është shoqëruar me shpejtësi për në spital, ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë, transmeton top channel.
Ndërkohë, policia greke, nisur edhe nga zona ku është goditur viktima, dyshohen se autorët nuk kanë patur qëllim vrasjen, por vetëm plagosjen dhe trembjen e shënjestrës së tyre.
Forca të shumta policie rrethuan vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimin për zbardhjen e plotë të saj.
Nuk ka detaje për shkaqet e atentatit, por dyshohet se viktima dhe autorët kanë patur përplasje për çështje që nuk dihen ende.
Zona në të cilën ndodhi atentati konsiderohet si një prej lagjeve më të rrezikshme të kryeqytetit grek. Pikërisht sheshi Viktoria cilësohet si epiqendra ku bëjnë pazar grupet e trafikut të drogës, klandestinëve dhe të prostitucionit.
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...