Google ADS

Atentat shqiptarit në Itali, si u qëllua nga një automjet

00:08 | 26 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Një 40-vjeçari shqiptar i është bërë atentat në Itali, ndërsa ka mbetur i plagosur. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Asti, në zonën e njohur si Corso Matteotti.

Ndaj shqiptarit është qëlluar nga një automjet, ndërsa ai u transportua në spital. 40-vjeçari i është nënshtruar 5 operacioneve dhe mësohet se është në rrezik për jetën.

Shqiptari ishte duke ecur në këmbë në momentin kur u qëllua nga një automjet. Ai u plagos me një plumb në krah. 40-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije u rrëzua në tokë, ndërsa është ndihmuar nga banorë të zonës, të cilët e transportuan në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Hetimet koordinohen nga Prokuroria Publike e Asti dhe nga Departamenti Operacional i Komandës Krahinore të Asti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme