Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën, ku një 33-vjeçar është ekzekutuar brenda automjetit të tij në fshatin Dragoç të Postribës. Viktima, Ramazan Mataj, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të tij tip “Benz”. Banorët e zonës kanë vënë re trupin e pajetë dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.
Sipas informacioneve nga policia, hetimet janë në zhvillim e sipër dhe ende nuk janë zbuluar motive të qarta për vrasjen. Nga burime të sigurta thuhet se viktima është qëlluar me automatik kallashnikov, duke humbur jetën në vend. Një nga fqinjët ka dëgjuar të shtënat natën e kaluar, por për shkak të pranisë së një lokali dasmash në afërsi, ka menduar se bëhet fjalë për gëzime të dasmorëve, duke mos dyshuar për vrasjen.
Në orët e mëngjesit rastësisht banorët e zonës konstatuan viktimën brenda automjetit të vrarë me armë zjarri dhe kanë lajmëruar policinë.
“Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën”, njofton policia.
Për ngjarjen ka folur edhe i ati i viktimës, Fatmir Mataj, i cili ka thënë para policisë se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt me persona të tjerë.
“Nuk e di arsyen e vrasjes. Djali im nuk ka patur asnjë problem me persona të tjerë dhe asnjë konflikt. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë konflikti. Djali im është rritur pa bukë dhe me shume vështirësi. Nuk ka qenë aspak person problematik. Në orën 22:00 kam folur për herë të fundit me djalin dhe nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur dhe kërkojmë të zbardhet ngjarja”, është shprehu babai i viktimës.
Forca të shumta të rendit janë dërguar në vendngjarje për të hetuar rrethanat e ngjarjes. Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/rtsh.al/
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...