Një shqiptar ka rënë pre e një atentati në Athinë duke mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Aigaleo’ rreth orës 20:00 sipas orës lokale të Greqisë.
Mediat greke raportojnë se shqiptari i plagosur është 37 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur.
Nga hetimet e para është mësuar se 37-vjeçari ishte duke ecur në këmbë, kur pranë tij u afrua një fuoristradë ngjyrë e zezë. Njëri nga pasagjerët që ndodhej brenda makinës qëlloi me armë në drejtim të shqiptarit duke e lënë të plagosur rëndë me plumb në kokë.
37-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital ku po merr trajtim mjekësor. Policia greke nisi hetimet për shkaqet e këtij krimi, ndërsa paraprakisht dyshon që ngjarja të ketë ndodhur për larje hesapesh. /tvklan
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...