Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë.
Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur në Ishull Lezhë, ku është qëlluar me armë ndaj shtetasit Arben Gjini, 35 vjeç i cili ka marrë një plumb në këmbë dhe në një në shpatull.
I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Sipas policisë plagosja ka ndodhur rreth orës 20:45.
Pak minuta pas krimit, në fshatin Kolsh, është gjetur i djegur mjeti tip “Benz”, i denoncuar i vjedhur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e plagosjes. Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve./b.w
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...