Goditjet në zemër, njohur ndryshe edhe si ataku kardiak, janë një prej shkaktarëve kryesorë të vdekshmërisë në vende të ndryshme. P.sh në SHBA ato zënë 40% të shkaqeve të vdekjes duke ja kaluar të gjitha sëmundjeve kancerogjene të mbledhura sëbashku.
Kohët e fundit edhe mjekët shqiptarë kanë dhënë alarmin se çdo ditë po preken nga sëmundjet e zemrës edhe moshat e reja.
Po përse sëmundjet e zemrës janë në këto shifra? Shumë njerëz tregohen neglizhentë ndaj simptomave që shfaqen, por ka dhe raste kur problemet nuk janë dhe aq të dukshme. Veçanërisht kujdes duhet të tregojnë personat mbi 65 vjeç. Më poshtë Living ju tregon se cilat janë simptomat e goditjes në zemër që s’duhet t’i injoroni kurrë.
1.Dhimbje në gjoks: Dhimbja në gjoks është një nga simptomat më klasike të goditjes në zemër. Jo tek të gjithë personat mund të ndodhë një dhembje e tillë, ashtu si jo çdo dhimbje lidhet me atakun sepse ka mjaft arsye të tjera. Për të dalluar nëse është vërtet një simptomë e cila lidhet me zemrën, dhimbjet ndihen në qendër të gjoksit, ose pak më majtas, disa herë edhe në krahun e majtë dhe shpatulla. Ndodh që disa (më shumë femrat) të kenë dhe ndjesinë e djegies në gjoks, për këtë arsye shumë persona mendojnë se kanë probleme me stomakun.
2.Kolla: Kolla e vazhdueshme dhe vështirësitë në frymëmarrje mund të jenë simptoma të insuficiencës kardiake. Si rezultat i akumulimi të lëngjeve në mushkëri, në disa raste personat e prirur për atak kardiak nxjerrin me anë të kollës gëlbaza të përgjakura.
3.Marrje mendsh: Sëmundjet e zemrës mund të shkaktojnë marrje mendsh dhe humbje të ndjenjave. Shkaktare mund të jenë aritmitë e zemrës.
4.Lodhje: Sidomos tek gratë, një lodhje jo e zakonshme, ndodh para një sulmi të mundshëm kardiak. Sigurisht që lodhje të tilla mund të mos kenë aspak lidhje me zemrën.
5.Nausea (përzierje) ose mungesë oreksi: Ndodh shpesh që gjatë një ataku kardiak personat të kenë përzierje barku edhe të vjella. Fryerja e barkut e lidhur me insuficencen kardiake (lodhje e skajshme e zemrës), ndikojnë në mungesën e oreksit.
6.Puls i shpejtë ose i parregullt: Rrahjet e parregullta ose të shpejta të zemrës shoqëruar me simptomat e mëposhtme si, lodhje, marramendje apo mungesë frymëmarrje, mund të jenë tregues të qartë të një sulmi kardiak, insuficence kardiake ose aritmie. Nëse aritmia nuk kurohet, mund të çojë në goditje në tru, insuficence kardiake, deri dhe në vdekje të papritur.
7.Fryerje (Enjtje): Insuficenca kardiake mund të shkaktojë grumbullim lëngjesh në trup. Kjo mund të shkaktojë enjtje në zona të ndryshme si në këmbë, kavilje, bark.
8.Djersitje: Të mbushesh me djersë të ftohta, është një simptomë e atakut në zemër. Mund të jeni thjesht të ulur në karrige kur papritur filloni të djersitni sikur sapo keni kryer ushtrime fizike.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...