Asnjë shqiptar nuk do lejohet të dalë jashtë vendit në 3 muajt e fundit

21:58 | 4 Janar 2019
Arbresh.info

Çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë që ka një pasaportë afati i së cilës mbaron brenda 3 muajve, duhet të aplikoje për pasaportë të re biometrike, pasi nuk do të lejohet të dalë jashtë kufijve të vendit.

Ky afat lidhet edhe me kohen e qëndrimit të shtetasve shqiptare në zonën Shengen, dhe nëse vlefshmëria e pasaportës është e barabartë ose më e vogël se 90 ditë atëherë nuk do të lejohet dalja e personit që e ka këtë pasaportë, çka do të thotë që automatikisht duhet të aplikoje për një pasaportë të re biometrike.

Procedurat e riaplikimit për pasaportë biometrike janë të njëjtë si herën e parë.

Personi duhet të blejë fillimisht kuponin pranë postës shqiptare, me pas duhet të bëjë vetëdeklarimin pranë komisariatit të zonës ku punon dhe komisariati më pas aplikimin e sjell pranë zyrave të ALEAT pranë njësisë administrative ku bëhet aplikimi, me fotografi dhe marrja e shenjave te gishtave, raporton t.ch.

Të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë nxjerrë pasaportat biometrike në kohen kur Shqipërisë iu lejua udhëtimi pa viza në zonën Shengen, 10 vjet më parë duhet të verifikojnë afatin e vlefshmërisë së pasaportave të tyre, në mënyrë që të mos gjenden në situatë të paparashikuara në pikat e kalimit kufitar, ku policia nuk do të lejojë askënd të kalojë nëse pasaporta skadon pas tre muajsh.

Në muajt e parë të vitit 2009 u lëshuan pjesa më e madhe e pasaportave nga të cilat 1.4 milionë janë duke skaduar.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme