Kryeministri Edi Rama ndau sot lajmin e mirë se sot nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga COVID-19.
“Lajm i mirë! Pas 244 ditësh me humbje jetësh, asnjë humbje jete sot”, u shpreh kryeministri Rama, duke apeluar për kujdes.
“Patjetër që s’ka mbaruar ende, duhet kujdes, por ky lajm gëzon padyshim”, shtoi Rama.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, po ashtu bëri të ditur se pas një periudhe të gjatë të pandemisë, për herë të parë nuk ka asnjë vdekje në spitalet COVID në 24 orët e fundit.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...