Ministrja e Arsimit, Evis Kushi mbajti sot një konferencë për shtyp për studentët dhe pedagogët.
Ajo tha se të gjithë studentët që nuk do të marrin pjesë këtë sezon nuk do të penalizohen, por do të ketë një sezon të ndërmjetëm.
Kushi u shpreh se ndarja e studentëve gjatë provimeve do të bëhet në orare të ndryshme dhe në sallë nuk do të jenë më shumë se 15 veta, kohëzgjatja e provimeve jo më shumë se një orë e gjithashtu higjienizim pas çdo provimi.
“Të gjithë studentëve do t’u jepet mundësia, zgjatja e sezonit 45 ditë do të jetë për të mundësuar distancë, kjo do t’i ndihmojë edhe studentët për tu përgatitur. Mungesat të mos i penalizojnë në pjesëmarrjen në provime duke vlerësuar vështirësitë. Ndarja e studentëve të bëhet në orare të ndryshme jo më shumë se 15 veta, kohëzgjatja e provimeve jo më shumë se një orë, higjienizimi pas çdo provimi. Do të përgatitet një rregullore më e detajuar më vonë. I falënderoj të gjithë duke i njohur sfidat dhe vështirësitë e mësimit online”, tha Kushi.
Kjo deklaratë e saj erdhi pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve për ashpërsim të pasave pas rritjes së numrit të të infektuarve gjatë ditëve të fundit./TCH
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...