Faza e pestë e megaoperacionit policor të Shqipërisë të koduar “Alpe të pastra” për goditjen e veprimtarisë së kultivimit të lëndëve narkotike është shtrirë në 2 ditë.
Në ditën e parë të kësaj faze, u asgjësuan 460 bimë kanabis, që u gjetën të kultivuara në fshatin Lotaj në Shkodër, njësia adminstrative Shalë.
Në ditën e dytë të kësaj faze, u asgjësuan 2300 bimë kanabis që u gjetën të kultivuara në territorin e fshatit Pepaj, njësia administrative Shosh, si dhe 510 fidanë të mbjellë në kubikë.
Në lidhje me veprimatrinë kriminale është shpallur në kërkim 65-vjeçarja me iniciale A.M., e cila është konstatuar falë dronëve teksa kujdesej për bimët nërkotike në fshatin Lotaj.
Gjatë 2 ditëve të zhvillimit të kësaj faze, u angazhuan 40 forca policore dhe u përdorën 3 dronë, për kontrollin e territorit malor të disa fshatrave.
Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon./tvklan.al
Tërmet në Napoli, kaq ishte magnituda
Macron uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
17-vjetori i Pavarësisë/ Presidentja Osmani nis aktivitetet ...
Vendos goli i Maddison, Tottenham mposht Unitedin
Muriqi në top formë, realizon dy gola ndaj Las Palmas
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë/ Fitojnë kryesuesit ...