Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë

19:06 | 19 Dhjetor 2024
R J

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë ku dy persona kanë humbur jetën.

Sipas policisë, dy persona janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit në banesën e tyre, përkatësisht një 47 vjeçar i cili ishte pronari i banesës dhe një i afërm i tij 56 vjeçar.

Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Marije Kraja’ ku për pasojë të dy personat ndërruan jetë.

Policia po vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. / abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme