Bashkëraportuesit për monitorimin e Shqipërisë në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës, Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly, kanë shprehur shqetësim për heqjen dorë nga mandatet e tyre parlamentare të deputetëve të opozitës.
Duke përshëndetur faktin se fundjavën e shkuar, protestat e opozitës u zhvilluan në mënyrë paqësore, ata u kërkuan deputetëve të opozitës të rimarrin në konsideratë dorëheqjet e tyre dhe të kthehen të punojnë në Parlament.
Në të njëjtën kohë, ata i kërkuan mazhorancës në pushtet të garantojë hapësirën e nevojshme për opozitën, që ajo të funksionojë dhe angazhohet në një dialog domethënës dhe të hapur me opozitën, në lidhje me reformat kyçe dhe qeverisjen e vendit.
“Të dyja palët duhet të përdorin platformën e Parlamentit për t’u angazhuar, në mirëbesim, në një dialog të tillë, në mënyrë që të kapërcehet mosmarrëveshja aktuale politike. Nëse kërkohet, ne jemi të gatshëm të ndihmojmë kolegët tanë nga të dyja palët në këtë përpjekje”, thuhet më tej në deklaratën e përbashkët.
“Në një shoqëri demokratike parlamenti është qendra e debatit politik, dialogut dhe e diskutimit. Në një shoqëri demokratike, Parlamenti është qendra e debatit politik, dialogut dhe diskutimit. Parlamentarët i përkasin parlamentit. Deputetët e opozitës të rishikojnë dorëheqjet e tyre dhe të kthehen në Parlament” shkruhet në deklaratën e raportuesve për monitorimin e Shqipërisë në Asamblenë e KiE, Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly.
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga