Analisti Artan Muhaxhiri ka komentuar takimin e zhvilluar mes liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Muhaxhiri theksoi që Albin Kurti duke qenë kryeministër në ardhje, për shkak të raporteve Kosovë-Shqipëri, duhet t’i modifikojë qëndrimet me shefin e qeverisë shqiptare Edi Ramën
”Me siguri që edhe atmosfera e takimit ka qenë e çuditshme sepse për herë të parë takohen në këto pozicione.
”Me Edi Ramën është takuar edhe më herët por kur tani Albin Kurti është si fitues i zgjedhjeve, kapitali politik është pakrahasueshmërisht më i madh. Në këtë moment të dytë duhet t’i modifikojnë paksa qëndrimet”.
”Sepse ka pasur një animozitet posaçërisht pas hapjes së zyrës së Vetëvendosjes në Tiranë dhe përkrahjes së protestave studentore kundër Kryeministrit Edi Rama”.
”Ka pasur një ftohje të dukshme të marrëdhënieve por tani besoj që të dy liderët e kanë imponim t’i përmirësojnë raportet. As Kosova as Shqipëria nuk e ka luksin të ketë liderë institucionalë të cilët nuk kanë marrëdhënie shumë të mira mes vete”.
Ai tha që përmirësimi i raporteve mes Kurtit e Ramës duhet të ndodhë për shkak se Kosova e as Shqipëria nuk gjenden në pozitë kur një gjendje e tillë do të ndikonte pozitivisht, njofton Klan Kosova.
”Sikur në rastin e Ramush Haradinajt, mund t’i prish marrëdhëniet kur njëri të kalojë në opozitë”.
”Por që dy liderë kur drejtojnë dy institucione, dy qeveri, atë të Kosovës e Shqipërisë, e kanë obligim të bashkëpunojnë pra edhe Kurti edhe Rama do t’i modifikojnë qëndrimet për shkak të presionit të madh qytetar edhe medial ndoshta jo aq në mënyrë radikale”.
”Sepse dihet që dallimet mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit janë eklatante, por në këtë moment së paku medialisht do të tentojnë të shfaqin një lloj ndryshimi sadokudo që do ta mundësonte një bashkëpunim që është i imponuar apo obligativ”.
”Kjo çështja e shkëmbimit të territoreve është shndërruar në një gogol, sepse të gjithë flasin por askush nuk di, asgjë nuk ka të shkruar”.
”Ka njerëz por edhe vet Presidenti Thaçi disa herë i ka ndryshuar fjalët edhe vet Kryeministri Rama e mohoi në mënyrë kategorike edhe me një lloj ofendimi për të gjithë ata që thonin se ishte i përfshirë në këto biseda”.
”Ai premtoi se do ta padisë ish-kryeministrin Haradinaj për shkak të atij 10 miliardëshit që supozohej se ishte si pjesë e marrëveshjes për shkëmbimin e territoreve”.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...