Artan Hoxha zbulon sekretin: Dy oficerë penguan policinë në kryerjen e detyrës

23:47 | 8 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Gazetari investigativ Artan Hoxha në studion e emisionit “Opinion” ka  folur për atentatin e ndodhur në zonën e ish-bllokut, disa netë më parë, ku si pasojë e përplasjes me armë humbi jetën Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Ejon Hoti.

Gazetari Hoxha është shprehur se pas momentit të përplsjes, dy oficerë kanë penguar qëllimisht policinë të ushtrojë detyrën, por nuk ka zbuluar emra, ndërsa sot janë në hetim.

“Dy punonjës policie kanë qenë në kohën dhe vendin e gabuar në ngjarjen e ish-bllokut. Ata kanë penguar policinë në ushtrimin e detyrës dhe sot janë në hetim”,- tha Hoxha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme