“Ishte një terren mjaft i favorshëm për lulëzimin e një krimi që Shqipëria nuk kishte parë deri në atë kohë”. Kështu mendon gazetari Artan Hoxha në lidhje me bandat që u krijuan në ’97.
Sipas tij që në atë kohë bandat kishin lidhje me politikën.
“Komitetet e shpëtimit publik të cilat u krijuan në atë kohë për të përballuar kërcënimet që i vinin nga pjesa e mbetur e pushtetit të asaj kohe u detyruan të kishin pranë vetes dhe persona të armatosur me precedentë penalë”, ka thënë Hoxha.
Por cilat i ishin bandat kryesore në atë kohë? Në Vlorë: banda e Çoles, ose e Zani Çaushit; banda e Gaxhait; banda e Arben Xhelitës dhe banda e Pusit të Mezinit.
Në Berat: Banda e 6 katëshit dhe Banda e vakëfit, të cilat morën emrat e individëve, njëra u quajt banda e Altin Dardhës tjetra banda e Burhan Tomorit. Në Tiranëkryesonte banda e Nehat Kullës./opinion/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...