Artan Hoxha: Pse është akt terrorist ajo çfarë ndodhi në Shkodër

23:08 | 15 Janar 2018
Trina Galanxhi

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha të hënën në mbrëmje ka deklaruar se akti i dy ditëve më parë i ndodhur në qytetin e Shkodrës, është një ngjarje shumë e rëndë.

Hoxha tha se është e rëndë për disa arsye: orari i shpërthimit, vendi dhe mënyra e kryerjes së atentatit.

Ai tha se është një akt origjinal me aktet terroriste që ndodhin në Afganistan dhe Palestinë.

Sipas tij, kjo mënyrë shpjegon edhe diçka në lidhje me atuorët e këtij akti.

Gazetari tregoi se ideja e atentatit është profesionale, por ndërtimi i minës është artizanale.

Autorët kanë ruajtur objektivin. Ata kanë ruajtur orarin kur ai pinte kafe. Ai ka qenë i ruajtur nga një kompani private në Tiranë, me truproja dhe makinë të blinduar. Motori është vendosur para se të vinte Lulzim Kulla aty, nëse shikohet vendi se ku është vendosur motori, aty vendoseshin edhe bicikleta. Sipas ekspertëve, aty ka pasur nga 800 deri në 1000 gram tritol. Ajo komandohej me telekomandë, por ka qenë artizanale. Ajo komandohej me një pult lodër. Mina është vendosur në shalën e motorit. Rreth 80 cm nga toka. Gjatë shpërthimit viktima do merrej nga aty dhe do përfundonte 10 metra larg, por viktima është përplasur tek fouristrada. Kjo tip mine në Shqipëri është konstatuar edhe në dy raste të tjera por nuk ka shpërthyer”,-tha Hoxha./opinion/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme