Gazetari Artan Hoxha tha gjatë emisionit “Opinion” se Nuredin Dumani ishte nisur për të ekzekutuar një person në qytetin e Elbasanit kur ndaj atij vetë është kryer një atentat që e la të plagosur.
Ngjarja ndodhi në Papër të Elbasanit. Sipas gazetarit, personi që do të vriste Nuredin Dumani ishte një biznesmen. Këto detaje i ka nxjerrë për uniformat blu, bashkëpunëtori i Dumanit, Henrik Hoxha, i cili është personi që e ka ndihmuar për ta çuar në Fier.
“Deri tani në këto momente rezulton që ai ka qenë i përgatitur për një atentat. Personi që është ndaluar, bashkë me të, Henrik Hoxha, ai ka dhënë pak a shumë edhe personin që ka qenë objektivi që sigurisht nuk ishte Talo Çela. Ka qenë një person tjetër i cili jeton në qytetin e Elbasanit. Ai po shkonte për të ekzekutuar dikë. Sipas personit tjetër që e ka ndihmuar, që e ka hequr nga vendngjarja dhe e ka çuar në Fier, po shkonte për të ekzekutuar një qytetar të Elbasanit, i cili ka një biznes atje. Ka qenë për këtë gjë. Ka qenë për këtë gjë, nuk ka qenë për atë që thuhet”, tha Hoxha.
Hoxha u shpreh se deri më tani nuk ka prova që atentati ndaj Dumanit të jetë kryer nga Talo Çela.
“Ka ndodhur përplasja. Prova që provojnë tërësisht, qartësisht që ishte apo nuk ishte Talo Çela, ende nuk ka. Mund t’i gjejnë më vonë, ndoshta, por akoma nuk është e qartë”, u shpreh gazetari. /tvklan.al/
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...