Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e emisionit “Repolitix” në Report Tv ku u diskutua tema “Mafia shqiptare, realitet apo fiction?” mohoi që në Shqipëri të ketë mafia.
Sipas tij mediat e huaja i atribuojnë shqiptarëve gjëra që nuk i kanë. Shqiptarët përzgjidhen gjithmonë si negativë dhe të dhunshëm. Më tej ai shprehet se në Shqipëri kemi grupe kriminale dhe jo një mafia shqiptare.
“Kemi grupe kriminale dhe grupe të organizuar kriminale, por nuk kemi mafia shqiptare. I them edhe kolegëve që ditën e krijimit të mafias së supozuar, mjerë çdo hiqni. Kjo ndodh sepse nuk ekziston një kokë që i organizon të gjithë. Tek ne është e kundërta, duke qenë se nuk ka një kokë apo një shpatull, e ke më lehtësisht t’i godasësh grupet e vogla kriminale. E megjithatë këtu e kanë aftësinë, duke qenë të vogla e kanë më të lehtë për t’u fshehur e proceduar me aktet e tyre kriminale”, theksoi ai.
Gazetari zbuloi skenarin e arrestimit të Dorian Petokut mbrëmjen e shkuar. Petoku kërkohej nga drejtësia italiane si pjesë e grupit që trafikoi 7 tonë kokainë në shtetin italian nga Brazili.
“Dorian Petoku nga Lezha është arrestuar në zonën e ish-Bllokut mbrëmë në orën 1 të natës me një automjet Range Rover e vitit 2018 dhe nuk iu gjet armë me vete ai dyshohet se trafikonte lëndë narkotike drejt Italisë”, tha Hoxha.
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...