Pas publikimit të videos së kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, gazetari Artan Hoxha, nuk vuri aspak në dyshim, identitetin e kryebashkiakut që shihet në video ndërsa merr kokainë. Hoxha sqaroi se videoja është edhe më e gjatë, në regjistrimin e të cilës kryebashkiaku shihet në aktivitetin e tij, ku është filmuar edhe me pamje më të qarta, të cilat nuk lënë asnjë dyshim, se bëhet fjalë për Lefter Allën kryebashkiakun e Bulqizës. Më tej Hoxha sqaroi se kryebashkiaku ka marrë kokainë pasi është zgjedhur kryebashkiak dhe pasi ka bërë edhe betimin.
“Kamerat e sigurisë e ambientit në fjalë nuk kanë punuar aq sa kemi filmuar dhe po publikojmë ne. Aty është filmuar me orë të tëra, është filmuar se kush ka qenë aty, periudha, data, ora, sekonda dhe pamje të tjera, ku gjërat duken më qartë dhe pa dyshime.
Kjo kamera është filmuar pas datës 30 qershor, dmth pasi ai ka marrë mandatin e kryebashkiakut të Bulqizës. Nuk vihet fare në dyshim identiteti i tij, për më tepër kjo video është pasi ka marrë mandatin dhe ka bërë betimin.
Ky njeri ka përgjegjësi, sepse në radhë të parë është një njeri i zgjedhur për ti shërbyer qytetarëve të tij, dhe ndërsa shihet duke marrë lëndë narkotike, ai nuk e kryen dot më këtë funksion të cilët i kanë besuar qytetarët” – tha gazetari.
Hoxha u bëri thirrje disa herë autoriteteve, policisë, që të jenë sa më vigjilentë, dhe të çojnë përpara drejtësisë, të gjithë personat që kanë kërcënuar këtë kohë familjarë, dhe të afërm të pafajshëm, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me publikimin e kësaj videoje.
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë