Gazetari Artan Hoxha ka folur sot rreth trafikut të klandestinëve në Angli.
Hoxha ka habitur kur ka thënë se dhe ai në të shkuarën ka shkuar ilegalisht si emigrant.
Hoxha i ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv, u shpreh se tashmë trafiku i klandestieve është një problem serioz dhe pagesat për të shkaur në Angli janë rritur.
“Shqiptarët në këto 30 vite, duke më përfshirë edhe mua ilegalisht kam ikur për shkak të kushteve të jetesës, varfërisë, për një të ardhme më të mirë. Kuksianët fillimisht përdornin dokumente të ish-Jugosllavisë.
Ky lloj trafiku organizohet kështu, nëse ke ndërmend të ikësh nuk lodhesh fare, pasi janë si agjencitë turistike, ‘Travel’ por nuk e shënojnë, por dihet se kush con njerëz në Londër.
Trafiku i klandestinëve ndërthuret me atë të narkotikëve, pasi më pas për të shlyer shumën që paguajnë 15 apo 17 mijë paund për të shkuar, atje punojnë në plantacionet me kanabis me llampa brenda banesave.
Ata i fusin në kamionë të mbyllur, pasi nuk ka rrugë tjetër”, tha gazetari.
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër