Në studion e emisionit “Opinion”, gazetari Artan Haoxha ka sqaruar situatën e arrestimeve masive të kryera nga policia gjatë ditës së djeshme.
“Me aq sa informacion kemi hetimi ka nisur në vitin 2016. Ka qenë prokurori Martini që ka hapur çështjen. Në 2017 prokoruri është transferuar në Shkodër dhe e ka marr çështjen Besim Hajdarmataj. 3 javë më parë edhe Hajdarmataj u transferua në Pogradec dhe çështjen e kanë përfunduar dy prokurorë të tjerë. Fakti që vendimet janë marrë ditët e fundit dhe 2 prokurorët kanë marrë masat e sigurisë do të thotë që ky është momenti i finalizimit”, tha Hoxha duke shpjeguar se të arrestuarit u përkasin 4 grupeve të ndryshme.
“Grupi më i fortë, me sa sa e njof botën e krimit është grupi i Shijakut, që është një grup historik që nga mesi i viteve ’90 me lidhje shumë të fortë, politike, policore. Grupi tjetër është i Lezhës që rezulton të ketë lidhje. Me sa di unë grupi i Lezhës janë për ngjarjet në Lezhë. Kemi një grup që ka një nga lokalet më të njohur të jetës së natës në Tiranës dhe grupi i Hasit që është marrë me trafikimin dhe laboratorin e heroinës në Has”, tha Hoxha.
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...