Artan Hoxha deklaroi në Top Story se të dhënat tregojnë se që të trija grabitjet e kryera në rrugën drejt Rinasit janë kryer nga e njëjta dorë.
“Kemi të bëjmë me të njëjtin grup, makinat kanë hyrë nga Kosova dhe makinat janë makina të modifikuara me shina treni në pjesën e përparme për të përforcuar pjesën e goditëse. Grabitjet ndodhin të enjten, sepse e dinë që mjetet me para lëvizin të enjten drejt Rinasit. Ky grup nuk është kapur i ka dhënë kurajo të bëjë të njëjtën gjë dhe në të treja grabitjet policia private ka bërë të njëjtin gabim dhe bankat nuk e kanë vënë ujin në zjarr. Kemi të bëjmë me një grup që nuk është nga grupet me emër, është një grup i panjohur në grupet e tjera dhe janë kujdesur në të treja rastet që të mos shkaktojnë viktima në njerëz”, tha ai.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha tha se përflitet se shuma e grabitur shkon në rreth 2 milionë euro, ndërsa u shpreh skeptike se të gjitha grabitjet kanë për autorësi të njëjtin grup prej pesë personash.
“Unë mendoj që e vetmja gjë që i bashkon ndoshta vetëm fakti që ishin pesë grabitës dhe me të dhënat që unë kam nuk kanë lidhje dhe nuk bashkohen ngjarjet me njëra-tjetrën”, deklaroi ajo.
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63