Kryeprokurorja e Përkohshme e Përgjitshme, Arta Marku bëri një analizë vjetore të kriminalitetit në Vlorë.
Në një deklaratë, u shpreh se qyteti bregdetar ka nivelin më të lartë të kriminalitetit në qark dhe një pjesë e madhe e ngjarjeve janë të pazbardhura.
Arta Marku: “Niveli i kriminalitetit është më i lartë në Vlorës se në Fier, Berat dhe Lushnje. Ngjarjet kanë qenë nga më të dhunshmet në qytetin e Vlorës dhe një pjesë e madhe e tyre janë ende të pazbuluara.”
Marku kërkoi bashkëpunim me Policinë për zbardhjen e ngjarjeve
Arta Marku: “Me keqardhje pranoj se kam vënë re një apati në veprimet qoftë të Prokurorisë, qoftë të Policisë së Shtetit kur bëhet fjalë për këto ngjarje. Nuk jam këtu për të gjykuar punën e instituticioneve të tjera por natyrisht mund të kërkoj të bashkëpunoj me policinë e Shtetit dhe organe të tjera ligjzbatuese që në momentin që ka ndodhur ngjarja dhe deri në zbardhjen e saj.
Asnjë instituticion nuk mund të punojë i vetëm dhe të ketë rezultat. Ju tani jeni të pavarur në punën tuaj dhe shpejt do vijë momenti që përgjegjësinë për çdo dështim do ta mbani vetë personalisht. Është çështje kohe që disa pseudo juristë ose pseudo analistë të kuptojnë pavarësinë tuaj dhe të dinë ku ti kërkojnë përgjegjësitë”./oranews
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku