Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, e ftuar në oranews ka deklaruar se zv.ministri Gent Caka ka mosdije totale për detyrat e shtetit shqiptar.
Dade tha se që kur u artikulua emri, kërkoi për CV-në e Cakajt, të cilën nuk e gjeti dot. Sipas Dades nuk ka garanci që Cakaj të përballojë sfidat në krye të diplomacisë
“Që kur u diskutua emri i tij nuk gjeja dot CV-në. Sigurisht CV-në e ka shkruar vet, por kjo nuk e bën atë që të ketë garancinë si ministër i Jashtëm që do të përballojë sfidat që kemi. Mënyra se si ai ka dalë në skenën politike është pak jo e natyrshme. E kam ndjekur kur justifikonte kryeministrin që ne duhet të kemi një president të përbashkët. Ishte e pamundur të merrje thelbin e deklaratave të tij.
Kur dëgjon dikë që ka një dalje publike dhe është e pamundur të komunikojë me audiencën, sigurisht që nuk të krijon një habi të madhe si gjeni sikur është prezantuar nga ana e kryeministrit që ky njeri mund të drejtojë një ministri kaq të rëndësishme. Në mënyrën se si ai u pozicionua kur mori kompetencat tregonte mosdije totale për detyrat e shtetit.
Në rastin konkret, Edi Rama është dekretuar duke vënë dorën mbi Kushtetutë dhe pas gjysmë ore t’ia delegojë zv/ministrit. Delegohen kompetencat në momentin kur ministri i Jashtëm është në mungesë absolute për të kryer të dytën. Unë nuk e di që kryeministri shqiptar është në mungesë absolute për të kryer detyrën. Genti e kishte hallin të mos zhgënjente kryeministrin, jo të kryente detyrën për Shqipërinë”, tha Dade
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin