Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në rajonin verior shoqëruar me një rënie të temperaturës në vend.
Sipas ARRSH-së, në Qafë Thore ka pasur reshje dëbore ndërsa autoritetet kontraktore kanë marrë masa për pastrimin e këtij aksi rrugor dhe shpërndarjen e kripës.
Qarkullimi i automjeteve kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale.
ARRSH bën me dije se kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.
Drejtuesve të automjeteve u bëhet apel që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Policia konfirmon vetdorëzimin e Stresit në polici
Komuna e Deçanit themelon Këshillin Publik-Privat që synon t...
Të shtëna me armë drejt një makine, plumbat e kapin në kokë,...
Makina përplas kamionin në tunelin “Elbasan-Tiranë”, pas god...
A janë puthur Diana dhe Arioni?
Operacion policor në Universitetin e Elbasanit, dyshohet për...