Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetës ka dalë në një deklaratë ku shpjegon se është arritur marrëveshja me bashkinë e Tiranës dhe se transporti do të fillojë, me përshtatjet e kërkuara.
Transporti pritet që të rinis ditën e hënë.
Deklaratë për media
Pas zgjidhjes së pjesshme të kërkesave tona, tashmë të bëra publike, në marrëveshje me Kryetarin e Bashkisë, z.Veliaj, Ju bëjmë me dije vendimin e të gjithë operatorëve të transportit publik në qytetin e Tiranës për rifillimin e shërbimit të transportit qytetës në Tiranë në kushte të reja në përputhje me situatën epidemike.
Bashkia Tiranë, sipas kërkesës tone, ka rishikuar dhe ka bërë ndryshimin e protokollit të sigurisë, ku ndër të tjera, sipas legjislacionit në fuqi, ka lehtësuar përgjegjësinë ligjore të operatorëve duke bërë të mundur operimin në linjë.
Bazuar nga sa më lart, ne, operatoret e transportit publik në Tiranë, kemi marrë vendimin për të rifilluar shërbimin në linja me kapacitete të përshtatura me kushtet e reja, në respekt të kërkesës së Kryetarit të Bashkisë dhe të qytetarëve të Tiranës, me qëllim mundësimin e ofrimit të këtij shërbimi në qytet.
Ndërkohë me Bashkinë Tiranë do të vijojnë diskutimi i kushteve për hartimin e një kontrate shtesë me kushte dhe afate të përcatuara për zbatim nga secila prej palëve (bashkia dhe operatorët). Moszabtimi i kushteve të kontratës shtesë do të përbëjë shkak në ditët në vijim për rindërprejen e këtij shërbimi.
Mbetemi shpresë plot se do të plotësohen edhe kërkesat tona ekonomike, të dakortësuara në marrëveshjen me bashkinë, pasi në rast të kundërt, situata e krijuar do të na çojë drejt falimentit të sigurt.
I bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të transportit publik, të respektojnë protokollin e sigurisë antiCovid-19, për shëndetin e tyre dhe të stafit tonë.
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetës (SHKTQ)/tch
Yamal: Gjithçka ndryshoi në Kampionatin Evropian
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, goditi...
ATK: Të hyrat tatimore mbi 90 milionë euro më shumë këtë vit
Policia e Kosovës shpërndau dhurata për fëmijët edhe në Gjil...
Ministri Peci shpalos të arriturat e ministrisë së Bujqësisë...
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...