Policia e Tiranës ka arrestuar Altin Isaraj, vëllain e Arben Isarajt i cili është Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor. Arrestimi i tij u krye për ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘prodhim dhe shitje të lëndëve nrakotike’. Ndërkohë që arrestimin e paralajmëroi ditën e djeshme gazetari Basir Çollaku me anë të një postimi në Facebook, ku shkruante se ndalimi i Isarajt është mbajtur i fshehur nga policia. Kujtojmë se ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj është emëruar vitin e kaluar drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor duke zëvendësuar në këtë detyrë Ylli Spahiun nga radhët e LSI.
Reagimi i plotë i Çollakut:
Isaraj arrestim që mbahet fshehur?!
Dite arrestimesh qe njoftohen me buje por ka dhe nga ato ndalim-arrestimet qe mbahen pak fshehur nga Forca e Ligjit. A eshte arrestuar dje ne Tirane, Altin Isaraj (vellai i Arben Isarajt) per armembajtje pa leje dhe 0.6 gram kokaine?!?!? A eshte derguar per mase sigurie arrest me burg kerkesa e prokurorise?!?! A e kane mbajtur fshehur policia sepse ka qene nderhyrje e madhe ??!.
A ka nderhyrje per ta kthyer ne detyrim paraqitje me pretekstin se eshte i semure??!?!
A ka pasur sukses nderhyrja ne prokurori ndonese ajo kerkon arrest me burg?!?!
A ka pasur dhe ndalime te tjera te ngjashme keto dy muaj dhe eshte kerkuar detyrim paraqitje ?!?!
A ka gjykates ish drejtues ne drejtesi per te bere nder Isarajt??
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...