Google ADS

Arrestohet shtetasi turk, dyshohet se hyri me pasaportë të falsifikuar në Shqipëri

18:53 | 22 Gusht 2021
KRG

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës për vepra të ndryshme penale.

Një prej tyre, 38-vjeç, i identifikuar me inicialet M.K., shtetas turk, është arrestuar pasi dyshohet se është futur në mënyrë të paligjshme në territorin e Shqipërisë, me pasaportë të falsifikuar.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit H. M., 45-vjeç, banues në fshatin Janjar, Konispol, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

Ndërsa Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit: Sh. M., 20-vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi është përfshirë në një aksident me një automjet tjetër, drejtuesi i të cilit është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën; V. M., 25-vjeç, banues në Bourges, Francë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje te dehur.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme