Një super aksion i zhvilluar nga drejtoria e policisë së Shkodrës është finalizuar më kapjen e një personi më rrezikshmëri të lartë shoqërorë I cili kërkohet nga autoritet e Luksemburgut.
Bëhet fjalë për Edinjo Pultin i cili u arrestua në qytetin e Shkodrës brenda një lokali nate.
Policia prej kohësh ishte vënë në gjurmimin e tij, ku një ditë më parë është kryer dhe arrestimi.
Edinjo Pulti pritet që ti dërgohet autoriteteve të Luksenburgut për të shlyer edhe dënimin e tij.
I shumëkërkuari akuzohet për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve.
Edinjo Pulti, i lindur në vitin 1981, dyshohet për tentativë vrasje në Luksemburg, raporton oranews.
Më 2 gusht 2020, rreth orës 20:55, ai u përfshi në një përleshje në Pétange.
Disa burra, duke përfshirë një të armatosur me thikë u përleshën në qendër të qytetit.
Sipas Europol, Pulti ka goditur disa herë me thikë dy persona. Një nga dy të plagosurit është goditur në bark dhe ka mbetur i plagosur rëndë.
Një urdhër-arresti evropian dhe ndërkombëtar është lëshuar për të në janar 2021.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...