Shoferi nga Dibra i cili u regjistrua duke dhunuar një prej nxënësve që ai transportonte është arrestuar nga policia.
Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko sot pasdite në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ka folur për këtë ngjarje ku tha se kanë kërkuar nga policia të veprojë menjëherë, raporton Top Channel.
“Ministria e Brendshme është sinjalizuar nga Ministria e Arsimit se një shofer furgoni ka dhunuar një fëmijë. Në lidhje me këtë rast, Ministria e Brendshme i ka kërkuar menjëherë policisë që të veprojë”, është shprehur Kuko.
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2