Arrestohet pas 12 vitesh 47 vjeçari i dënuar për prostitucion

13:37 | 29 Tetor 2020
Arbresh.info

Një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar nga Policia e Shqipërisë është arrestuar gjatë kësaj të enjteje (29.10.2020).

Shtetasi Albert Kurti, 47 vjeç banues në Fier, ka rënë në prangat e uniformave blu pasi ishte i shpallur në kërkim sepse ishte i dënuar nga Gjykata e e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.04.2008, me 4 vjet e 11 muaj burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Për veprime të mëtejshme procedural, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme