Google ADS

Arrestohet një shqiptar, ishte i dënuar me burgim të përjetshëm

16:32 | 28 Gusht 2017
Arbresh.info

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën më 24.08.2017 u bë i mundur arrestimi i shtetasit shqiptar Xhemal DULE, 59 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi Xh. D. është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim penal nr. 62, datë 18.04.2000, e ka dënuar këtë shtetas me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” parashikuar nga nenet 78-22 e 278/2 të Kodit Penal.

“Në datë 11.01.1998, rreth orës 19.00 në lagjen “Partizani”, Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Xh. D., në bashkëpunim me djalin e tij F. Dule kanë vrarë me armë zjarri automatik shtetasin E.B.

Arrestimi i tij në Athinë, Greqi u bë me qëllim ekstradimi drejt vendit tone”, ka njoftuar POlicia e Shtetit./KP

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme