Google ADS

Arrestohet një i kërkuar për vjedhje dhe shpallet në kërkim një tjetër për plagosje

10:28 | 1 Shtator 2020
Arbresh.info

Durrës – Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit për shkak se ishte shpallur në kërkim për vjedhje.

Sipas policisë është vënë në pranga P. C., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. L., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi më datë 30.08.2020, ka goditur shtetasin F. N., 42 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Njoftimi i policisë:

Bie në prangat e Policisë një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar dhe shpallet në kërkim një tjetër për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:
P. C., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. L., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi më datë 30.08.2020, ka goditur shtetasin F. N., 42 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme