Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur në flagrancë duke duke transportuar 27 emigrantët nga Korça në drejtim të Kukësit, të cilën synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën.
Nga verifikimet e kryera, i riu u merrte emigrantëve pagesës 200-400 euro për person.
Ndërkohë, policia i ka sekuestruar furgonin dhe 2 celularë.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit 22”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Farkë.
Vihet në pranga 35-vjeçari që do të transportonte me një furgon, në drejtim të Kukësit, kundrejt pagesës 200-400 euro për person, 27 emigrantë që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën.
Procedohen në gjendje të lirë 27 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Sekuestrohen furgoni dhe 2 celularë.
Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Farkë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që do të transportonte emigrantë të paligjshëm, drejt Kukësit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tranzit 22”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi D. P., 35 vjeç, banues në Kukës.
Në afërsi të liqenit të Farkës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 27 emigrantë dhe në afërsi të tyre, shtetasin D. P., i cili do t’i transportonte emigrantët, drejt Kukësit, me një automjet furgon. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 35-vjeçari i arrestuar, iu kishte premtuar transportimin nga Korça në drejtim të Kukësit, kundrejt pagesës 200-400 euro për person, 27 emigrantëve që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri dhe që synonin të kalonin po në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, me destinacion final vendet e BE-së.
Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për 27 emigrantët, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...