Arrestohet një 32-vjeçare nga Tirana, vidhte banesat e pushuesve, në Durrës

13:43 | 27 Gusht 2019
A. B.

Specialistët kundër krimeve në stacionin e policisë në plazh, në kuadër të rritjes së sigurisë së qytetarëve dhe pushuesve gjatë sezonit turistik, kanë bërë të mundur arrestimin e një shtetaseje, e cila hynte në banesat e pushuesve dhe u merrte sende me vlerë.

Është vënë në pranga shtetasja G.L., 32 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasja e mësipërme është autore e dy vjedhjeve dhe e dy rasteve të tjera të tentativës për vjedhje, më 25 dhe 26 gusht në lagjen Nr.13.

Më 26.08.2019, në Lagjen nr.13, dyshohet se ishte futur në banesën e shtetasit L. A., banues në Kosovë dhe ia kishte marrë çantën e dorës dhe në po të njëjtën ditë, po në Lagjen nr.13, dyshohet se ishte futur në banesën e shtetases L. B. dhe kishte tentuar t’ia merrte çelësat e banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “vjedhje”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme