Është arrestuar nga FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një nga autorët e vrasjes së oficerit të RENEA-s në Qershor te vitit 2015 në Lazarat.
Interpol Tirana, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet amerikane dhe FBI, lokalizuan dhe arrestuan tre ditë më parë Ruhan HIRAJ, 20 vjeç, lindur në Gjirokastër.
Gjykata për Krimet e Rënda ne Tiranë caktoi masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale të “Vrasja e punonjësve të Policisë Shtetit” e kryer në bashkëpunim dhe një sërë akuzash te tjera.
20-vjeçari ishte pjese e grupit të të rinjve nga Lazarati që qëlluan me armë dhe vranë policin Ibrahim BASHA si dhe ka tentuar të vrasë 5 punonjës të tjerë policie.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Ministrinë e Drejtësisë, janë duke kryer të gjitha veprimet për ekstradimin sa më shpejtë të jete e mundur të Ruhan HIRAJ drejt Shqipërisë.
Në 24.06.2015, forcat speciale RENEA janë futur/kanë ndërhyrë në fshatin Lazarat, Gjirokastër pas një informacioni për të shtëna me armë nga persona të panjohur.
Gjatë ndërhyrjes i arratisuri bashkë me persona të tjerë ka vrarë me armë zjarri punonjësin e policisë Ibrahim BASHA si dhe ka tentuar të vrasë 5 punonjës të tjerë policie.
ZQK Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, janë duke kryer të gjitha veprimet për ekstradimin sa më shpejtë të jete e mundur të shtetasit Ruhan HIRAJ drejt Shqipërisë./ Top Channel
Zarf i zi në shtëpi, çka po paralajmëron ‘Vëllai i Madh’?
Qytetarët e Kosovës mirëpresin fitoren e Donald Trump në SHB...
Goditi me thikë ish-partneren, arrestohet një 41-vjeçar në K...
“Lojë e pistë”, Rovena e prekur nga veprimi i Xhenetës
Vritet një 37-vjeçar në Gjilan
KAS i kundpërgjigjet FFK-së për vendimin mbi padinë e FC Pri...