Një i dënuar në Itali me 10 vite burg për “Vjedhje në rrethana rënduese” është arrestuar në Tiranë.
Shkëlqim Çela (Çypi), lindur dhe banues në fshatin Luz, Fushë Krujë, dhe që njihej dhe me tre emra ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
40 vjeçari njihej dhe me emrin Arian Konti, alias Fatjol Perleka, alias Shkelqim Qypi.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Udines në Itali e ka dënuar me 9 vjet, 11 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, parashikuar nga nenet 624 dhe 625, të Kodit Penal Italian”, informon policia e shtetit.
Lokalizimi i tij u bë si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ZQK Interpol Tirana, Departamentit të Policisë Kriminale dhe autoriteteve policore Italiane – misionit INTERFORZA.
Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë. Operacioni u kodua “Alias”./oranews
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...