Policia e Rinasit ka njoftuar sot arrestimin e një shtetasi kinez, i kërkuar nga Interpoli në Kinë. Shtetasi G.L, 25 vjeç, lindur në Kinë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, më datë 23 maj 2019, për veprën penale “Gjobëvënie”, ku maksimumi i dënimit është 10 vjet burg.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur
Zyra e Sigurisë Publike të Bashkisë së Goazhou, në Kinë, ka zhvilluar hetime, ndaj një grup kriminal, të tipit mafioz, të cilët merrnin përfitime ekonomike nëpërmjet dhënies me kamatë, hapjes së kazinove, kumarit dhe marrjes me dhunë të borxheve. Shtetasi G. L, është një prej anëtarëve kryesorë të këtij grupi.
Në vitin 2013, ky shtetas së bashku me pjesëtarë të tjerë të grupit, kanë rrëmbyer shtetasin X.L, duke e detyruar atë të ripaguajë një borxh, në vlerën e 3.8 milionë Yuan kinez.
Në vitin 2014, në të njëjtën mënyrë ka detyruar shtetasin W.H, që të paguajë një hua duke e detyruar atë të shesë 23 suita, 40 vendparkime dhe 6 automjete me çmimin shumë të ulët. Si rezultat i këtij bashkëpunimi u bë i mundur arrestimi i shtetasit të mësipërm, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kinës./TCH
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën