Një 31-vjeçar nga Tirana i shpallur në kërkim pasi është dënuar për mashtrim me 11 vjet burg është arrestuar në Morinë.
Sipas burimeve policore Arban Kishta u kap në dalje të Morinës gjatë përpunimit të dokumentacionit, ku në sistemin TIMS rezultoi person në kërkim.
“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë me shkresë Nr.2361, datë 30.03.2018, ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal Nr.870, datë 23.03.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe vendimin penal Nr.534 datë 06.03.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë, të cilin e ka dënuar me 11 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 143/2 të Kodit Penal. Shtetasi Arban Kishta, ju dorëzua DVP Tiranë për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Kukësit./Top Channel
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA